MKRS përkrah financiarisht ndërtimin e dy stadiumeve dhe restaurimin e një kulle në Suharekë

Suharekë | 11 Qer 2018 | 15:00 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar komunën e Suharekës, ku është pritur nga kryetari Bali Muharremaj.

Ministria e Kulturës së bashku me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kanë nënshkruar 3 Memorandume Bashkëpunimi: Memorandumin për ndërtimin e stadiumit në fshatin Studençan, Memorandumin për përfundimin e fazës finale të stadiumit të qytetit, Memorandumin për kullën e Familjes Tafollaj në fshatin Çadrak të Suharekës.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, tha se përveç 3 memorandumeve të planifikuara, së bashku me kryetarin Muharremaj do të ndajnë buxhet edhe për ndërtimin e stadiumit në Mushtisht.

“Në kuadër të vizitave që jam duke i bërë në komunat e Kosovës sot u takuam edhe në Suharekë. U dakorduam të nënshkruajmë 3 memorandume bashkëpunimi. E para ka të bëjë me stadiumin në Studençan ku ka qenë edhe premtim i imi. Sot u dakorduam që ta fillojmë këtë projekt, dhe ne së shpejti do të fillojmë fazën e parë të këtij projekti”.

“Jemi dakorduar që ta përfundojmë edhe fazën e fundit të projektit të stadiumit të qytetit. Gjithashtu do të ketë edhe një restaurim në kullën e familjes Tafolli. Unë i premtova kryetarit që do të ndajmë mjete financiare edhe për stadiumin në Mushtisht. Buxheti është shtuar për 9 milion euro. Dhe më vjen mirë që për herë të parë Ministria e Kulturës ka mbi 40 milionë euro”.

Lidhur me premtimin e tij për zhvendosjen e Ministrisë në Prizren, ai tha se një pjesë e kabinetit do të zhvendoset muajin e ardhshëm, raporton EO.

“Jemi afër për të kaluar në Prizren, i kemi disa çështje administrative dhe besoj që nga muaji i ardhshëm një pjesë e stafit do të kalojë në Prizren”.

Kryetari i komunës, Bali Muharremaj, tha se bashkë me ministrin e Kulturës nënshkruan 3 memorandume ndërkaq paraqitën kërkesat kryesore të komunës, raporton EO.

“Sot arritëm me i nënshkru 3 memorandume ku vlera është mbi 600 mijë euro. Kryesisht janë Memorandumi për ndërtimin e stadiumit në fshatin Studençan, Memorandumi për përfundimin e fazës finale të stadiumit të qytetit, Memorandumi për kullën e Familjes Tafollaj në fshatin Çadrak të Suharekës.U dakorduam që në këtë mandat të fillojmë edhe stadiumin në fashtin Mushtisht”.

Ministri së bashku me të parin e Suharekës vizituan edhe punimet që po bëhen te shtëpia e kulturës në këtë  komunë.

Të ngjashme