MMPH e Universiteti “Haxhi Zeka” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 10:29 | Nga Kaltrina Zymberi

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë kanë nënshkruar marrëveshjë bashkëpunimi në shumë sfera.

Marrëveshja u nënshkrua nga ushtruesi i detyrës së ministrit të MMPH-së, Ferat Shala dhe rektori i Universitetit “Haxhi Zeka, Fadil Millaku.

Marrëveshja e bashkëpunimit ka të bëjë: Në bashkëpunimin në zhvillimin e moduleve dhe programeve mësimore në nivelin bachelor dhe master; realizimit të punës praktike për studentët në këto module dhe programe; realizimit të temave të diplomës me interes të përbashkët; shkëmbimit të përvojave praktike, ekspertëve të literaturës përkatëse për zhvillim institucional me qëllim të avancimit të politikave në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor; organizimin e përbashkët të ngjarjeve të rëndësishme sikurse janë konferencat, trajnimet dhe projektet; hartimin e programeve hulumtuese dhe kërkimore në të mirë të dy palëve; Përcaktimin e prioriteteve të punës sipas nevojave dhe kërkesave të të dy institucioneve; organizimin e përbashkët të veprimtarive  profesionale; ndikimin dhe studimin e nevojave të tregut të punës dhe mbështetjen teknike dhe organizative të të dy palëve

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, e vlerësoi lartë marrëveshjen me Universitetin “Haxhi Zeka”.

Po ashtu, Shala i dha theks të veçantë rregullimit të ujërave të zeza.

Ndërsa, Rektori i universitetit “Haxhi Zeka”, Fadil Millaku, falënderoi Shalen dhe tha që ky bashkëpunim ka qenë i nevojshëm për këtë universitet, duke shtuar që bashkëpunimi me institucionet shtetërore është gjithmonë i nevojshëm edhe për studentët të cilët duan të shohin edhe praktikën e teorisë të cilën e marrin në këtë universitet.

ferat-shala

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme