MMPH-ja dhe Komuna e Shtimes me marrëveshje për rregullimin e shtratit të lumit Carralevë

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 11:47 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, me të cilin ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit Carralevë.

“Patëm bisedë për çështje që na preokupojnë, ndërsa këtë takim e përmbyllëm me arritje të marrëveshjes për bashkëfinancim të vazhdimit të rregullimit të shtratit të lumit Caralevë – Shtime dhe Mollopolc-Petrovë-Shtime-Vojnovc”.

Sipas tij, ky projekt do të përmbyllet gjatë këtij viti, raporton Ekonomia Online.

“630 mijë euro janë ndarë për këtë projekt. Siguruam kryetarin se financimet nuk mbarojnë këtu por do të vazhdojmë në projekte kapitale. Shpresoj që këtë projekt ta implementojmë. Besojmë që gjatë këtij viti ky projekt të përmbyllet. Besoj që edhe Komuna e Shtimes do t’i bashkohet aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Ndërsa kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ka treguar se e përkrah aksionin e Ministrisë për pastrim dhe ka falënderuar atë për bashkëpunim, raporton EO.

“U dakorduam që të shohim mundësitë e ministrisë për projekte të tjera. Biseduam edhe për mundësinë që ne jemi duke bërë që Ministria ka prioritet çështjen e ujëmbledhëseve dhe Komuna e Shtimes është duke u testu mundësia që të bëhet një ujëmbledhës aty”.

“Është një mundësi e mirë që Kosova të ketë edhe një pikë referimi për ujëmbledhës”. Këtë projekt për pastrimin e Kosovës, komuna e Shtimes do ta mbështesë”.

Ismajli tregoi se dje është formuar task-forca për aksionin e pastrimit. Sipas tij, do të shqyrtohet mundësia që të bëhet riciklimi i mbeturinave, raporton EO.

“Dje kemi formu task-forcën që i ka të gjithë akterët që do të jenë të angazhuar në këtë aksion. Besoj që Komuna e Shtimes do jetë komunë që do performojë mirë. Në bashkëpunim me ministrinë edhe këtë aksion do ta përfundojmë mirë. Do të shohim edhe mundësinë se si do t’i riciklojmë mbeturinat”.

Të ngjashme