Shoqata Down Syndrome, edhe sivjet do të përgatisë kartolina për fundvit

Prishtinë | 12 Dhj 2023 | 14:51 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor (MMPH) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve kanë bërë shpërndarjen e materialeve promovuese dhe dhurata për shoqatën Down Syndrome Kosova, raporton Ekonomia Online.

Bajram Kadriu, nga MMPH, tha se për nder te festave të fund vitit kanë organizuar aktivitete të ndryshme në ndihmë të fëmijëve. Ai tha se me aktivitet të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Kemi ardhur në qendër me qëllim të ndihmojmë sadopak më një pako të vogël me disa blloka të vizatimit ngjyra dhe maica. Kemi organizuar aktivitet të ndryshme në bashkëpunime me INDEP, Ministrinë e Arsimit”.

“Kemi edhe aktivitete të tjera në vazhdimësi në qendra të ndryshme dhe shkolla  të ndryshme të Kosovës me qëllim të mbrojtjes ruajtës së maleve tona, përshirë edhe mjedisin në përgjithësi”.

Marigona Sadiku, terapiste e zhvillimit dhe psikologe, tha se nga materialet e dhuruara do të krijohen kartolina të cilat do të shiten për institucionet publike e privat dhe mjetet e grumbulluar do të shkojnë për organizatën, raporton EO.

“Me rastin e festave të fundvitit janë  në proces të punimeve të kartolinave ku çdo institucion publik apo privat të cilët porositin kartolinat nga ‘Syndrome Down’ nga shitja e tyre shkon në kuadër të mbështetjes së shërbimeve  që i marrin anëtarët me syndrome down”.

Të ngjashme