Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me UN-HABITAT-in për hartimin e hartave zonale të Republikës së Kosovës.
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, falënderoi UN-HABITAT-in për përkushtimin, raporton Ekonomia Online.
“Dua të falënderoj UN-HABITAT-in që me një përkushtim të jashtëzakonshëm është duke e ndihmuar MMPH-në në fushën e planifikimit hapësinor dhe me theks të veçantë në hartimin e hartave zonale të Republikës së Kosovës”.
“Ne jemi të përkushtuar që bashkë me përkrahjen e UN-HABITAT-it të zbatojmë kornizën ligjore të kësaj fushe përmes nënshkrimit të memorandumit ne e thellojmë bashkëpunimin me UN-HABITAT dhe ky memorandum dhe zbatimi i tij të arrijë të ndikojë në mirëqenien dhe stilin e jetës së qytetarëve të Kosovës”.
Gwendoline Mennetrier, përfaqësuesja e UN-HABITAT-it në Kosovë tha se është e lumtur që pas shumë bashkëpunimeve që kanë pasur me MMPH-në po e forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin me ministrinë, raporton EO.
“Ne nuk jemi duke bashkëpunuar vetëm në planifikimin hapësinor, por ashtu edhe siç tha ministrja edhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës”, tha Mennetrier.