MMPH-ja ndan 900 mijë € për katër projekte në Kamenicë

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka nënshkruar katër projekte, të cilat do të investohen në Komunën e Kamenicës.

“Sot në Kamenicë, me Kryetarin Qëndron Kastrati, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi përmes së cilave Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të financojë realizimin edhe të katër projekteve.

1. Rregullimi i shtratit të lumit Desivojcë – Shipashnicë në vlerë 700.000 euro

2. Granti “Ta pastrojmë Kosovën” – 150.000 euro

3. Administrimi i banesave në bashkëpronësi – 50.000 euro

4. Pastrimi i zonave emergjente dhe kriterike – 10.000”, ka shkruar Matoshi.

Këto katër projekte do të kushtojnë më shumë se 900 mijë euro, dhe janë investim i MMPH-së.

“Këto projekte në vlerë totale prej 910.000 euro që do të financohen plotësisht nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe do të implementohen nga Komuna e Kamenices, do të permiresojne kushtet e jeteses per banoret e komunes. Besoj dhe shpresoj që procedurat e tenderimit dhe kontraktimit të përfundojnë sa më shpejt dhe të fillojnë punët në këto projekte”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme