MMPH-ja ndan mbi 3.8 milionë euro për ndërtimin e fabrikës se ujërave të zeza në Pejë

Pejë | 20 Sht 2018 | 15:04 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka ndarë mbi 3 milionë e 800 mijë euro për ndërtimin e fabrikës për trajtimin ujërave të zeza në Pejë.

Këtë e bëri të ditur ushtruesi i Detyrës së ministrit të MMPH-së, Fatmir Matoshi, gjatë vizitës në Komunën e Pejës ku është takuar me kryetarin Gazmend dhe drejtues të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”, raporton Ekonomia Online.

Matoshi duke vlerësuar rëndësinë e kësaj fabrike ka thënë se ajo dëshmon se ambienti i pastër dhe trajtimi i ujërave të zeza po bëhen prioritet i Qeverisë dhe shoqërisë në përgjithësi.

“Është projekti më madhor për dhe më i rëndësishëm për qytetarët e rajonit të Pejës dhe është një dëshmi që mjedisi, ambienti i pastër, ujërat e zeza vërtetë po bëhen prioritet i kësaj qeverie dhe shoqërie dhe për këtë kemi kënaqësi të madhe të angazhohemi të gjithë së bashku me kompanitë, komunat dhe të arrijmë në një nivel më të lartë të trajtimit të ujërave të zeza”.

Matoshi siguroi se nuk do të lejojnë më që kanalizimet të derdhen në lumenjtë ujin e të cilëve pastaj qytetarët ta përdorin për pije.

“Do të fokusohemi jo vetëm në rajonin e Pejës, por në të gjitha rajonet e Kosovës që të bëjmë trajtimin e duhur të ujërave të zeza përmes impianteve kudo në territorin e Kosovës”.

Kryetari i KRU “Hidrodrini”, Agron Tigani, theksoi se ndërtimi i kësaj fabrikë bëhet në bashkëfinancim me bankën gjermane KfË, zyrën zvicerane, MMPH-në dhe Kuvendin komunal të Pejës.

“Ky investim është diku 21 milionë euro. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht Qeverisa me 3.8 milionë euro. E falënderojmë ministrin që e patëm në vizitë, ky është ministri i dytë qe na viziton, shpresoj që do të kemi edhe vizita të tjera.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka falënderuar ministrin Matoshi për përkrahjen që është duke i dhënë komunës së Pejës, raporton EO.

“Besoj që bashkëpunimi ynë do të jetë i frytshëm dhe do të vazhdojë”, ka thënë shkurt Muhaxheri.

 

Të ngjashme