Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala me bashkëpunëtorë ka vizituar komunën e Vitisë, kur edhe ka nënshkruar marrëveshje me kryetarin e Komunës e Vitisë Sokol Haliti, për financimin e projektit: “Rregullimi dhe Pastrimi i Lumit Moravë dhe Gelbushi”.
Vlera totale e projektit është 100 mijë euro, të gjithë shumën do ta mbulojë MMPH.
Shala dhe kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, kanë biseduar edhe për projektet e reja të përbashkëta që do të zhvillohen në këtë komunë, si dhe për procesin e hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor.
Gjithashtu, Shala gjatë vizitës në Viti bashkë me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Emanuel Demaj dhe kryetarin e Vitisë Sokol Haliti, kanë vendosur kurora lulesh dhe kanë bërë homazhe në kompleksin e dëshmorëve “Gursen” dhe “Bajram Sylejmani”.