Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë me dije se mocioni për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj nuk është përjashtuar, por as nuk është prioritet në këtë fazë.
Ai ka thënë se arritja e një marrëveshje politike në mes të gjitha partive politike është rruga më e mirë për ta nxjerrë vendin nga kriza politike dhe institucionale.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Haziri ka treguar se kjo marrëveshje synon harmonizimin e një liste me prioritete të punës si dhe caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
Ai ka folur edhe për procesin zgjedhor në LDK, duke bërë me dije se do të jenë dy kandidatë për kryetar partie.