Kompania e njohur franceze e automjeteve, Renault, është duke planifikuar që në disa vitet e ardhshme të ketë më shumë modele të reja elektrike dhe në mesin e këtyre modeleve do të jetë edhe modeli i ri EV në klasën e Nissan Leaf.
Kjo është pjesë e planit ku aleanca Renault-Nissan-Mitsubishi parashikon që deri në vitin 2025 të shesin nga dy milionë vetura elektrike në vit, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, EV i ri, një model familjar, pritet të arrijë në vitin 2022 me baterinë me kapacitet më të madh dhe me autonominë mbi 400 kilometra.
Renault EV i ri, po ashtu, pritet të vijë me platformën e re EV të aleancës francezo-japoneze ndërsa sa i përket dizajnit thuhet se ky model aktualisht i paemër pritet të frymëzohet nga koncepti Renault Symbioz.