Modelja e njohur shqiptare vaksinohet kundër Covid-19

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Modelja nga Shqipëria, Adrola Dushi, është vaksinuar kundër COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur ajo në Instagram.

Dushi aty ka publikuar një foto ku shihet teksa merr vaksinën.

Ndërsa, ajo lë të kuptohet se babai i saj ka insistuar që ajo të vaksinohet.

Dushi ka shkruar se tani babai i saj do të mendoj se ajo është vajza më e zgjuar dhe më e mira.

“Dhe babai im që është gjithmonë i pakënaqur me mua, për 5 minutat e ardhshme do mendojë se jam vajza më e zgjuar, më e mirë dhe më e dëgjueshme që ka bota pasi vendosa të bëj vaksinën”, kanë qenë fjalët e Dushit”, ka shkruar ajo.

Adrola qëndron në mesin e një pjesë të madhe të artistëve shqiptarë që kanë marrë vaksinën kundër coronavirusit.

Të ngjashme