Modelja Shanina Shaik bëhet nënë për herë të parë

Prishtinë | 18 Sht 2022 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Shanina Shaik ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me partnerin Matthew Adesuyan.

Nëna e modeles, Kim Shaik, e ndau lajmin të dielën me anë të një postimi të shpërndarë në Facebook.

“Nipi im i mrekullueshëm ka lindur mbrëmë në orën 12:50 të datës 16 shtator 2022”, ka shkruar gjyshja.

“Nuk e kam menduar kurrë se do të ndiej përsëri kaq shumë dashuri, por zemra ime është plotë. Emri i tij nuk është zbuluar akoma dhe kjo do të bëhet nga prindërit e lumtur e krenarë”.

Ish-modelja e “Victoria’s Secret” udhëtoi për në Los Angeles për të lindur.

Shanina njoftoi se po priste fëmijën e parë me partnerin e saj agjent reklamash, në Ditën e Nënës, teksa bëri zyrtare lidhjen më 14 shkurt të vitit të kaluar.Reklama

Superylli ishte e martuar më parë me DJ Ruckus, i njohur si Gregory Andrews, nga 2018 deri në 2019.

Të ngjashme