Luka Modriq e pranonte që nuk e priste largimin e Cristiano Ronaldos dhe Zinedine Zidane nga Real Madridi gjatë verës.
Pas titulli të tretë me radhë të Ligës së Kampionëve, edhe trajneri por edhe Topi i Artë ishin larguar nga Santiago Bernabeu.
“Nuk e prisja largimin e asnjërit prej tyre; nuk mendoja që Zidane do të largohej dhe e njëjta gjë vlen edhe për Ronaldon”, ka thënë kroati për France Football.
“Në fakt, kur spekulimet për Ronaldon u shfaqën, kishim baste me njëri-tjetrin dhe ishim të sigurt se ai do të mbetej, por të gjithë i marrin vendimet vet”.