Mogherini dëshiron ta rikthejë fokusin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 09:16 | Nga

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thirrur në takim kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ata do të takohen në Bruksel të mërkurën mbrëma, ndërsa nga zyra Mogherini është thënë se ky takim ka për qëllim të ndikojë në uljen e tensioneve në rajon, në rikthimin e fokusit ndërkombëtar, dhe që Përfaqësuesja e lartë të njoftohet më për së afërmi me situatën në rajon nga vetë shefat e qeverive të vendeve përkatëse, shkruan “Koha Ditore”.

Kjo, thonë, do të ishte edhe vazhdimësi e takimeve që Federika Mogherini ka pasur me ta gjatë vizitës që kohë më parë i kishte bërë rajonit.

Natyrisht, rajoni ka nevojë për takim të tillë, sepse në muajt e fundit ka pasur kriza politike në vende të shumta të rajonit dhe shumë prej tyre janë ende nën ethet qoftë parazgjedhore qoftë paszgjedhore.

Të ngjashme