Moise Kean është bashkuar me Juventusin në ditën e fundit të afatit kalimtar veror nga Evertoni.
Në fakt për sulmuesin e ri italian është një rikthim në Torino, pas dy viteve të kaluara një te Everton dhe një tjetër te PSG.
Lojtari ka folur për rikthimin e tij në Torino, duke thënë se fanella e Juventusit i jep shumë emocion.
“Fanella e Juventusit më ka dhuruar gjithmonë emocione e më duket se kam bërë zgjedhjen e duhur. Jam rritur në këtë klub dhe këshillat nuk më kanë munguar, që nga trajneri im i parë. Ai ishte si baba për mua dhe do t’i jep mirënjohës”, tha fillimisht Kean.
Në fakt Kean u morr nga Juventusi si zëvendësues i Cristiano Ronaldos që kaloi te Manchester United, por sulmuesi italian thotë se nuk ndien presion nga kjo.
“Nuk ndihem aspak në presion si zëvendësues i Ronaldos. Jam rikthyer për ta ndihmuar skuadrën ku jam rritur dhe vetëm kjo fanellë më jep presion dhe emocion”, vazhdoi tutje sulmuesi italian.