Molliqaj: Aventurave në veri po iu vjen fundi, tash Kurti do të kthehet në dialog me flamuj serbë

Prishtinë | 11 Mar 2024 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vendimit të KQZ-së, e cila ka miratuar shkurtimin e afateve të rregullta zgjedhore që lidhen edhe me votimin e largimit të kryetarëve nga funksioni në katër komunat veriore.

Molliqaj thotë se siç kanë paralajmëruar, “aventurave në veri po iu vjen fundi”.

“Tash ngadalë do t’i kthehemi realitetit në tryezën e dialogut, me flamuj serbë në veri dhe militantë të ngopur nga era e përkohshme e shtetit aventurier”.

“Dallimi i vetëm është pozicioni i dobësuar dialogues karshi Serbisë, nga sanksionet dhe irritimet e aleatëve”, shkruan Molliqajt.

Sipas kreut të PSD-së, “aventurat e kryeministrit do t’i paguajë Kosova në dialog me realizimin e Asociacionit”.

POSTIMI I PLOTË:

Nënshkrimet u verifikuan. Aventurave në veri po iu vjen fundi, ashtu siç e kemi paralajmëruar.

Tash ngadalë do t’i kthehemi realitetit në tryezen e dialogut, me flamuj serb në veri dhe militantë të ngopur nga era e përkohshme e shtetit aventurier.

Dallimi i vetëm është pozicioni i dobësuar dialogues karshi Serbisë, nga sanksionet dhe irritimet e aleatëve.

Aventurat e Kryeministrit i paguan Kosova në dialog me realizimin e Asociacionit.

Të ngjashme