Molliqaj: Durimi i Mustafës është bërë i padurueshëm

Prishtinë | 26 Dhj 2016 | 17:38 | Nga

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se durimi i Isa Mustafës është bërë i padurueshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka komentuar deklaratën e kryeministrit Mustafa dhënë për “Ekonomia Online” në lidhje me shkarkimin e ministrit Lubomir Mariq.

“Isa Mustafa sot paska thënë që e ka duruar deri tash ministrin Mariq, veç pse është serb”, ka shkruar Molliqaj.

Por, sipas zyrtarit të VV-së, Mustafa gjatë tërë qeverisjes së tij ka duruar shumë:
– E duroi Listën Serbe në cënim të sovranitetit, veç pse është e Vuqiçit,
– E duroi Kadri Veselin që sipas tij i ka duart me gjak, veç pse ai është shef i SHIK-ut,
– E duroi Hashim Thaçin president, veç për me mbetë vetë kryeministër,
– I duroi djemt e tij me marrë tendera të shtetit dhe terminale, veç pse i ka djem,
– E duroi Margarita Kadriun me marrë terminal, veç pse ajo ia ka bë Thaçin President,
– E duroi murin në Mitrovicë, vetëm pse e ndërtuan strukturat paralele të Serbisë…

“Ky është kryeministër impotent, që duron gjithçka vetëm për të mbetur kryeministër. Por durimi i tij është bërë i padurueshëm. Viti 2017 do të jetë vit i padurimit qytetar me durimin rrënues të Isa Mustafës”, ka shkruar Molliqaj.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/mustafa-mariqin-e-durova-gjate-po-te-ishte-shqiptar-ishte-shkarkuar-moti/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme