Molliqaj kundër vendimit të KQZ-së: Nuk mund të shihet ndryshe pos si dashakeqësi ndaj PSD-së

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pezulluar PSD me arsyetimin se kjo parti e ka pasur për obligim që ta mbajë kuvendin zgjedhor deri më 15 dhjetor, por që një gjë e tillë nuk e ka bërë.

Pas këtij vendimi ka reaguar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se kjo parti ka thirrë kuvendin e saj dhe e ka njoftuar KQZ-në

Sipas tij, procedimi me pezullim është dashakeqësi ndaj PSD’së.

“PSD tashmë e ka thirrë Kuvendin e saj, konform të gjitha procedurave, me datën 28 janar dhe për këtë gjë e kemi njoftuar KQZ-në. Prandaj, procedimin me pezullim nuk mund ta shohim ndryshe pos si dashakeqësi ndaj PSD-së. Një qasje e tillë formaliste e shantazhuese është e dëmshme për organizimin politik dhe s’duhet të pranohet në asnjë mënyrë”.

Të ngjashme