Molliqaj: Kurti s’e ka interesin për drejtësi në rastin Dehari

Prishtinë | 22 Nën 2023 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka interes për ndriçimin e rastit të Astrit Dehari.

Sipas tij, nëse rezultati i drejtësisë për vdekjen e Deharit nuk është në përputhje me atë që Vetëvendosje ka thënë, është shkatërruese për VV-në.

“Drita në rastin Dehari, nëse eventualisht nuk është në përputhje me atë që kanë thënë, është shkatërruese për ta (Vetëvendosjen). Sepse nëse gjithë kohën, del ju thua njerëzve që është vra, dhe drejtësia vendos ndryshe, dhe ti i beson asaj drejtësie, kjo i bjen që ti je ngutë dhe e ke bërë me qëllim. Sepse nuk është që kanë pasur prova ma shumë sesa kanë pasur prokuroria e policia e ne të tjerët”, tha Molliqaj.

“Sa ishin në opozitë lypshin ekspertizë të jashtme. Në atë kohë kryeministri Ramush Haradinaj e pat taku familjen, dha mbështetjen dhe ndodhi ekspertiza. U bë edhe hapi i dytë i ekspertizës, ka mbetur edhe niveli i tretë që është super-ekpertiza. Tani çka unë e mbështes është me bë një super ekspertizë që nënkupton që e vlerëson rastin jo vetëm të provave mjeko-ligjore, por gjithçka dhe besoj që kushdo nuk don me bë këtë është duke manipulu qëllimshëm”, u shpreh ai në T7.

Të ngjashme