Molliqaj: Kurti u mundua të rezistojë në dialog, por trenit nuk i dilet përpara

Prishtinë | 08 Mar 2023 | 22:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një metafore me trenin, ka krahasuar qëndrimet e kryeministrit aktual, Albin Kurtit, dhe ish-kryeministratve, Thaçi e Mustafa, karshi procesit të dialogut me Serbinë.

“Kurti i doli para trenit, e Thaçi e Mustafa kanë hipë në të”, tha ai.

Molliqaj në Politiko në Kanal10, e ka quajtur kryeministrin Kurti më rezistent ndaj bashkësisë ndërkombëtare, sesa Thaçi e Mustafa të cilët sipas tij, janë bindur më lehtë nga ta

“Kurti është më rezistent se Thaçi e Mustafa, por i ka huq totalisht kohës dhe strategjisë. Ti mundesh me qenë sa dush i fuqishëm, trenin s’mundesh me ndalë. Ky s’është dashtë me dalë para trenit, edhe me thanë meqenëse treni po vjen, duhet me ba një kompromis. Kurti doli para trenit, e Thaci e Mustafa janë hypë n’to. Kurti ka qenë ana tjetër e medaljes së njëjtë, ndërsa pushtet e vjetra thonin çka të thojnë ndërkombëtarët. Albin Kurti pikën më të zorshme në karrierë e ka pasur dialogun”, tha Molliqaj.

Ai ka theksuar se liderët opozitarë e mbështetën Planin Franko-Gjerman, para se Kurti ta mbështeste atë, por që tani qëndrimet e tyre kanë ndryshuar.

Molliqaj tha se PDK e LDK me këto qëndrimet kontradiktore tani duke mos e mbështetur këtë plan, po dalin më qesharakë se të gjithë.

Të ngjashme