Lëvizja Vetëvendosje, ka konfirmuar lirimin e dy aktivistëve të saj nga paraburgimi.
Sekretari i VV-së, Dardan Molliqaj tha se fakti që Gjykata e Apelit ka konstatuar që nuk ka nevojë për mbajtjen në paraburgim të aktivistëve në fjalë, tregon faktin se të njëjtit janë akuzuar padrejtësisht, dhe se sipas tij janë plotësisht të pafajshëm, raporton Ekonomia Online.
“Procesi Gjyqësor kundër aktivistëve të akuzuar për terrorizëm ka dështuar, sepse tashme ata janë në arrest shtëpiak”, tha Molliqaj..
Ai kujtoi edhe vdekjen e Astrit Deharit duke thënë se i njëjti është mbajtur në paraburgim, ku edhe vdiq, padrejtësisht, ngase u dëshmua se aktivistët janë të pafajshëm.
Molliqaj ka akuzuar drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shalën, për arrestimin e aktivistëve, pasi që sipas tij, i njëjti akuzoi pa prova VV-në, për sulmin mbi shtëpinë e tij.
“Personi i parë prej të cilit kërkojmë përgjegjësi për arrestimet e aktivistëve tanë, është padyshim drejtori i RTK-së, Mentor Shala. Gjithçka para arrestimit të aktivistëve të LVV ka filluar me propagandën e njëanshme dhe të pa saktë të Radio Televizionit të Kosovës”, tha Molliqaj
Po ashtu Molliqaj ka thënë se përgjegjës është edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.
Ndërsa, nuk ka lënë pa kritikuar edhe prokurorët dhe gjyqtarët vendorë.
Këta janë 12 personat që një nga një në këtë konferencë, bashkë me fotografi Molliqaj i ka prezantuar si fajtorët e këtij rasti:
1. Mentor Shala – Drejtor i përgjithshëm i RTK-së
2. Ridvan Berisha – Kryredaktor në RTK
3. Shpend Maxhuni – Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës
4. Fatos Makolli – Drejtues i nëjsitit anti-terror
5. Luan Keka – Udhheqës i operacionit ndaj akitivistëve të Vetëvendosje
6. Abdurrahim Islami – Prokuror i rastit të gjashtë aktivistëve
7. Vehbi Kashtanjeva – Gjyqtar i rastit
8. Sylë Hoxha – Kryeprokuror i Prokurorisë së Prizrenit
9. Metush Biraj – Prokuror i rastit të Astrit Deharit
10. Nexhmi Krasniqi – Drejtor Rajonal i Policisë së Prizrenit
11. Skënder Hyseni – Minsitër i Punëve të Brendshme
12. Dhurata Hoxha – Ministre e Drejtësisë.