Molliqaj paralajmëron kallëzim penal për Vitinë: Zgjati orarin e klubeve të natës dhe gastronomisë kur dihej që Delta ishte mes nesh

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar se do bëjë kallëzim penal ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Molliqaj ka shkruar se IKSHP kishte rekomanduar masa për mbrojtjen e njerëzve por që ministri Vitia kishte detyrim t’i përgjigjet shefit të tij.

“IKShP po rekomandonte masa për të mbrojtur jetën njerëzore nga pandemia, por Vitia kishte detyrim t’i përgjigjet idilikës së shefit të tij. Mrekullia ekonomike që po ndodh këtu s’është parë në këto kohë as në këto anë. Ky është konkluzioni përfundimtar i dhënë në krye të heres. Andaj hapje totale. Shifrat duheshin prodhuar me çdo kusht. Rruga, mënyra apo kostoja s’kishin rëndësi”, ka shkruar Molliqaj.

Ai ka shkruar se Vitia duhet të përgjigjet para prokurorisë.

“Arben Vitia duhet të përgjigjet para prokurorisë. Veprimi i datës 12 gusht ka rezultuar me pasoja fatale për njerëzit. Ai ka vepruar në mënyrë tërësisht të papërgjegjshme dhe ka shpërdorur detyrën zyrtare. Kjo nuk do të kalojë lehtë. Një kallëzim penal e pret ditëve në vijim. Për fillim”, ka thënë Molliqaj.

Të ngjashme