Allen Minish ishte vetëm dhe po kontrollonte tokën në një pjesë të pyllëzuar e të largët në Alaskë kur vuri re një ari i cili po ecte rreth 30 metra larg tij.
“Unë e pashë atë dhe ai më pa në të njëjtën kohë, ishte e frikshme,” tha ai nga shtrati i spitalit në Anchorage, një ditë pasi “u copëtua” nga ariu gjatë një takimi rastësor.
Si pasojë e sulmit, Minish mbeti me nofull të thyer, një plagë në kokë e cila ishte aq e thellë sa mjkeu tha se mund të shihte kockat dhe gjithashtu pësoi dëmtime në surin e tij të djathtë.
Ai vlerëson se sulmi zgjati më pak se 10 sekonda. Ariu, tha Minish peshonte rreth 300 kg.
Minish u përpoq të fshihej mes bredhave të vegjël, por kjo nuk e ndaloi ariun pasi arriti të kalonte përmes tyre.
Ndërsa ariu po afrohej, Minish mbajti lart majën e mprehtë të një shkopi që kishte në dorë dhe e shtyu atë drejt tij për ta mbajtur atë larg.
Ariu thjesht e rrëzoi anash, forca e së cilës gjithashtu rrëzoi Minishin në tokë.
“Ndërsa ai u ngrit lart mbi mua, unë i kapa nofullën e tij të poshtme për ta tërhequr larg,” tha ai, duke theksuar se kështu ai mori një plagë në dorë.
“Por ai më hodhi mënjanë, më kapi një të katërtën e fytyrës time.”
Kur ariu u largua, Minish ktheu fytyrën në tokë dhe vuri duart mbi kokë.
Ai supozon se ariu u largua sepse nuk e perceptonte më Minish si një kërcënim.
“E kuptova që isha në gjendje mjaft të keqe sepse kisha gjithë rrjedhje gjaku kudo”, tha ai.
Ai telefonoi ndihmën e shpejtë dhe ndërsa ishte duke pritur u mundua ta ndalonte gjakderdhjen duke e mbështjellë kokën me bluzën e tij.
Ai tha se një nga mjekët e quajti atë një hero pasi pa se sa gjak kishte në tokë.