Një rrëshqitje toke ka shkaktuar shkatërrimin e ndërtesave të shumta në La Paz, kryeqyteti i Bolivisë.
Sipas raportimeve të medias lokale, për fat nuk ka patur viktima.
Në orët para të mëngjesit, disa rrëshqitje të vogla të tokës kishin shkaktuar alarm dhe autoritetet lokale kishin vendosur evakuimin e menjëhershëm të banorëve dhe transferimin e tyre në shtëpi të përkohshme.
Rrëshqitja e dheut ndodhi në zonën e Inmaculada Concepción e cila në vitet 80-90 ishte një zonë depozitimi mbeturinash, një tokë e brishtë që falë dhe reshjeve të shumta të ditëve të fundit, ka favorizuar rrëshqitjen e dheut.
Siç thuhet tutje, përcjell Shqiptarja, 88 familjet me gjithsej 380 persona, tani janë të pastrehë.
Shumë nga të zhvendosurit nuk kanë pasur kohë as për të marrë sendet më të nevojshme personale.
La Paz, 2640 metra mbi nivelin e detit, konsiderohet metropoli më i lartë në botë.
Në vitet e fundit ai ka përjetuar zgjerim të shpejtë urban dhe shumë shtëpi janë ndërtuar mbi tokë jo stabile e të rrezikshme.