Momenti kur hidhet në erë zyra ndërlidhëse përgjatë vijës kufitare mes dy Koreve

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Koreja e Veriut ka hedhur sot në erë zyrën ndërlidhëse me Korenë e Jugut, përgjatë qytezës që shtrihet në vijën kufitare mes dy Koreve dhe që quhen Kaesong.

Ushtria jug-koreane ka publikuar pamjet e këtij shpërthimi të fuqishëm që është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Agjencia veri-koreane e lajmeve KCNA ka njoftuar se shkatërrimi i zyrës është si kundërpërgjigje, për siç thonë ata “njerëzit që duhet të paguajnë shtrenjtë” duke iu referuar aktivistëve që nga Koreja e Jugut po dërgojnë lajme propaganduese për Korenë e Veriut.

KCNA nuk ka dhënë detaje se si është kryer shkatërrimit i zyrës, por ka shtuar se zyra “është hedhur në erë me lëndë shpërthyese”.

Shpërthimi ndodhi tri ditë pasi motra e liderit veri-korean Kim Jong-Un, paralajmëroi se vendi i saj do të “shkatërrojë zyrën e padobishme” për komunikim mes dy Koreve. 

Të ngjashme