Monaco është i hapur për t’i dëgjuar ofertat për Thomas Lemarin.
Lemar ka kohë që lidhet me një largim nga Monaco, Arsenali e Liverpooli e kërkojnë talentin 22 vjeçar.
Madje, në janar u raportua se Arsenali ofroi 92 milionë funte për francezin, pas largimit të Alexis Sanchez, por Monaco i tha jo kësaj oferte.
Megjithatë, ata janë të hapur tani për t’i dëgjuar ofertat për Lemarin, lajmin e ka konfirmuar zëvendës presidenti i Moancos, Vadim Vasiley, në një intervistë për “Telefoot”.
“Lemar? Pak orë pas ndeshjes me PSG-në nuk është mirë të flasim për afatin kalimtar të verës”, tha ai. “Por, shumë fat atyre që e duan atë”. “Ai vlen shumë”.
Lemar ka bërë 33 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, duke shënuar tre gola dhe tetë asite.