Monografia e parë dedikuar kancerit të gjirit – “Jeta Vita” theu tabutë për këtë sëmundje

Prishtinë | 05 Shk 2024 | 15:27 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Onkologëve të Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “JETA/VITA”, të hënën kanë promovuar Monografinë e parë dedikuar kancerit të gjirit, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se zbulimi i hershëm i kancerit, është shpëtim për jetë, ndërsa u kërkua më shumë bashkëpunim me institucionet gjegjëse.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Arben Bislimi, tha se informimi dhe ngritja e vetëdijes ka bërë realizimin e kësaj monografie.

Bislimi deklaroi se ky promovim ndërlidhet me faktin e Ditës Ndërkombëtare të Kancerit.

“Janë thyer paragjykime, flitet hapur me trajnim më te lehtë e kërkesat për mamografi janë shtuar dukshëm, e qe ndikon në zbulimin e hershëm”, u shpreh ai.

Bislimi tha se qindra ligjërata janë bërë deri më tani dhe kjo monografi është një rezyme e kapitullit të suksesit në fitore të kësaj beteje.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Mulhaxha-Kollqaku, tha se falë ligjvënëse, sot kushtet në Onkologji janë më të mira.  

“Diagnoza nuk do të thotë vdekje, por fillim i një beteje së cilët do i dilet ballë. Sot iu drejtohem si politikane, jam edhe mjeke edhe e mbijetuar andaj iu drejtohem të gjithave mjekeve, amvise, profesoresha etj. Fal deputetëve që ngritën zërat e tyre për Klinikën e Onkologjisë, sot kemi kushte më të mira atu ku trajtohen qytetarët, andaj kërkoj shumë empati për profesionistët e pastaj edhe qytetarët”, deklaroi ajo.

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës “Jeta Vita”, Nafije Latifi, tha se tash e 19 vite me mbi 115 ligjërata e takime të shumta, disa prej tyre do të përfshihen në monografinë e re.

“Rrëfimi im me kancerin e gjirit filloi para 19 të viteve sepse tema ishte tabu, ishte bërë me qellim informimi. Më duken shekuj nga ajo kohë që shtonte ankthin e përsërisë me radhë. Çdo vit rreth 400 gra luftojnë më të, e sot në Kosovë është i mundur trajtimi i saj”, u shpreh ajo.

Ajo tha se “Jeta Vita” është shoqata e parë që theu tabutë për sëmundjen e kancerit.

“Vet sëmundja është e rëndë, intervenimet kirurgjikale, terapia, e proceset tjera në fazat e trauma të cilat kalojnë këta të sëmurë janë shumë të rënda”, deklaroi ajo.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, tha se dikasteri i saj ka themeluar një bord enkas për trajtimin e kancerit. Sipas saj është duke u punuar drejt një shërbimi që i lehtëson procedurat e personave të prekur.

“Kontributi i këtyre dy organizatave që nuk u ndalën asnjëherë po krijon shoqëri të emancipuar për beteja të tilla, mund të zotohem para jush për përpjekje më të mëdha që s’do ndalen asnjëherë”, u shpreh ajo.

E një prej të prekura më kancer, dekanja e Fakultetit Filologjik, Lindita Rugova tha se nuk është vetëm pjesëmarrëse e këtij promovimi por edhe dëshmitare e një rrugëtimi humanitar.

Rugova tha se kohët kanë ndryshuar për të mirë krahasuar me kohën kur ajo ishte diagnostikuar me kancer duke thënë se tashmë ka profesionistë të onkologjisë të cilët u dalin krahë pacientëve.

Ajo tha se këto memografia do e ruaj veprën e historisë njerëzore dhe veprën madhështorë drejtuar një beteje si ajo e kancerit.

Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, tha se nuk do të ndalen deri në realizimin e kushteve më të mira për pacientët në vend, duke u bërë në hap me vendet e rajonit.

E privilegj të flasë në këtë ngjarje e konsideroi drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

“Duke e pasur që sëmundja e kancerit të gjirit është një sëmundje e rëndë, është bërë një punë kolosale dhe se ka ndryshuar vetëdijesimi e informatat për të mirë ndër vite”, u shpreh ajo.

Gra të prekura me këtë sëmundje, figura të ndryshme publike e profesionistë të shumtë mjekësor ishin prezent në promovimin e kësaj monografie.

Të ngjashme