“Moratorium” i ri për “Trepçën”

Prishtinë | 22 Mar 2017 | 08:31 | Nga

“Trepça”, si e tërë, ndodhet nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ani se prej gjysmë viti, nëpërmjet një ligji, Qeveria është bërë aksionare kryesore e tri aseteve thelbësore të kësaj ndërmarrjeje. Kjo situatë është pasojë e një “moratoriumi” të ri për “Trepçën”.

Burime të gazetës kanë thënë se “moratoriumi” është vënë nëpërmjet një marrëveshjeje që Qeveria e ka mbërritur me AKP-në, disa kohë pas miratimit të ligjit.

“Marrëveshja parasheh që, edhe për një kohë, të mos ndërmerren veprime në kuptim të regjistrimit në shoqëri aksionare të tri njësive kryesore të ‘Trepçës’, pra minierave dhe flotacioneve, dhe as të mos nisë procesi i transferimit të pasurisë dhe kompetencave nga AKP-ja në Qeveri”, ka thënë ky burim. “Regjistrimi do të bëhet tek pas publikimit të studimit të fizibilitetit”. (Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme