Morena Taraku shkëlqen me pamjen e re

Prishtinë | 06 Shk 2021 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Morena Taraku është treguar gjithmonë e guximshme përsa i përket ndryshimeve në look-un e saj.

Ajo herë pas here ka marrë vendime drastike për pamjen, duke e ndryshuar atë totalisht.

Këngëtarja nuk e ka pasur aspak problem t’i presë flokët shkurt apo ta qethë kokën, si dhe ka luajtur shpesh me modelet e gjatë e ngjyrat si kameleon.

Por së fundmi, Morena duket se është tunduar paksa nga trendi i momentit, baluket, të cilat i ka realizuar menjëherë tek vetja.

Në videon e fundit të publikuar në “Instastory”, këngëtarja shfaqet duke kënduar në makinë dhe vëmendjen na e tërhoqi pamja e saj.

Duhet ta pranojmë se baluket i shkojnë dhe duket tepër e këndshme me këtë pamje të re!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme