Mori dy çanta në Aeroportin e Vjenës, arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është arrestuar një grua shqiptare me nënshtetësi austriake, e cila ka marrë dy çanta në Aeroportin e Vjenës.

Pas shkëmbimit të informacioneve dhe fotove të personit me autoritetet Austriake, me të arritur në aeroportin e Prishtinës e dyshuara është identifikuar nga zyrtarët policorë.

“Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 01.02.2022 – 19:30. Zyrtarët kufitarë të aeroportit kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarën femër Shqiptare me shtetësi Austriake, pasi që njëjta në aeroportin e Vjenës dyshohet se ka marrë dy çanta që nuk ishin pronë e saj. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe fotove të personit me autoritetet Austriake, me të arritur në aeroportin e Prishtinës e dyshuara është identifikuar nga zyrtarët policorë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit është inicuar rasti ndaj të dyshuarës së arrestuar dhe e njëjta është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme