Morina: Kënaqësi të presim një ekip që luan në gara evropiane si Ballkani, por ne duam fitoren

Prishtinë | 18 Sht 2022 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetrajneri i Ferizajt, Arbnor Morina ka folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Ballkanit.

Me këtë rast, trajneri Morina theksoi se kanë bërë përgatitjet dhe ekziston një atmosferë shumë e mirë brenda ekipës, e që synim do kenë pikët e plota.

“Për neve është kënaqësi që të presim kampionin e ligës dhe skuadrën që po paraqitet në garat evropiane, KF Ballkanin. Por ajo që na intereson neve është të dalim me rezultat pozitiv nga ky takim. Momentalisht kemi disa lojtarë të lënduar por karakteristikë e epikës tonë është se kushdo që paraqitet në fushë e jep maksimumin“, tha para mediave kryetrajneri Morina.

Arbnor Morina gjithashtu deklaroi se në këto gjashtë xhirot e para ekipi i Ferizajt ka merituar më shumë se sa këto pikë që momentalisht janë.

“Në bazë të asaj që kemi treguar në fushë duhet të themi se ne kemi marrur më pak se sa që kemi merituar sepse kanë qenë qenë disa rezultate që nuk na kanë shkuar ashtu siç jemi paraqitur. Në shumicen e ndeshjeve kemi qenë superior ndaj ekipeve kundërshtare. Ne do të vazhdojmë të punojmë që të përmirësojmë gabimet tona”, tha Morina.

Ferizaj dhe Ballkani përballen të hënën me fillim nga ora 15:00. /Demokracia.com/

Të ngjashme