”Mos”, Biden paralajmëron Iranin që t’mos sulmojë Izraelin

Prishtinë | 13 Pri 2024 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Joe Biden pret që Irani të sulmojë Izraelin “më shpejt sesa vonë”, pasi frika rritet për hakmarrjen iraniane mbi një sulm ajror që vrau komandantët e lartë në fillim të këtij muaji.

Izraeli nuk e ka pranuar sulmin ndaj një konsullate iraniane në Siri, por besohet gjerësisht se ka qenë pas saj.

Zyrtarët amerikanë i kanë thënë CBS News, partnerit amerikan të BBC-së, se një sulm i madh ndaj Izraelit mund të ndodhë së shpejti.

Izraeli thotë se është gati të mbrohet. Ndërsa ”Zoti Biden i tha Iranit: “Mos e bëj””, thekson BBC.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit. Ne do ta mbështesim Izraelin”, tha zoti Biden. “Ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses.”

Të ngjashme