Shega konsiderohet një nga frutat më të shëndetshëm për njeriun, sepse ky frut mund të parandalojë shumë sëmundje.
Vetëm se shumica e atyre që e konsumojnë bëjnë një gabim, pasi ata zgjedhin vetëm kokrrat e shegës ndërsa lëkurën e hedhin në plehra. Por ju nuk duhet ta bëni këtë, sepse lëkura e shegës është e dobishme për kollën, transmeton Klan Kosova.
E një nga vlerat tjera që ka lëkura e këtij fruti është vitamina C e cila i duhet çdo njeriu ta ketë çdo ditë.
Kjo pasi vitamina C përmirëson sistemin imunitar, parandalon komplikimet gjatë lindjes, largon rrudhat dhe mbron sytë.
Përveç këtyre dobive, ju mund të bëni edhe çaj nga lëkura e këtij fruti.
Krejt çka duhet të bëni është t’i pastroni copat e lëkurës, pastaj t’i vendosni në një gotë qelqi, ta zieni dhe ta mbuloni gotën me kapak duke e lënë të qëndrojë për 20 minuta.
Vetëm se mos e kulloni çajin, pijeni direkt nga gota sepse është më i shëndetshëm.
Nëse dëshironi mund t’i hidhni pak sheqer për ta ëmbëlsuar.