Mos e merrni rrugën e migrimit, bën thirrje biznesmeni i njohur

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 20:25 | Nga Ekonomia Online

Pronari i kompanisë “Meka Halal Food”, Burim Piraj, ka reaguar pas lajmeve se shumë të rinj po ikin nga vendi. Ai ka bërë thirrje që mos të lëshohet vendi, ndërsa ka treguar se për çfarë ka nevojë tani Kosova.

“Ky vend nuk ka nevojë për ta vajtuar! Ka nevojë për punën tuaj! Çohuni e punoni e mos merrni rrugën e migrimit, se atje duhet të punoni shumë më shumë se këtu për shumë më pak qejf se këtu! Këtu jeni zotërinj e atje refugjatë! Këtu jeni në shtëpinë tuaj, atje në qymez të huaj!”, ka thënë Piraj.

Ai tutje ka shtuar se dinjitetin nuk ka para as pasuri që mund ta blejë, transmeton Fakte Plus.

“Unë po të them kështu! E ju bëni çka të doni se më në fund do të më kuptoni, atëherë do të jetë vonë shumë vonë”, është shprehur ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme