Mos e neglizhoni rënien e qerpikëve, tregon shumë për shëndetin tuaj

Prishtinë | 26 Nën 2022 | 00:30 | Nga Ekonomia Online

Nëse ju ndodh që të vini re rënie të qerpikëve, duhet ta shihni me kujdes pasi mund të rezultojë me pasoja.

Mjekët thonë se një gjë e tillë mund të jetë shenjë paralajmëruese e problemeve shëndetësore.

Sipas tyre, rënia e qerpikëve mund të tregojë probleme me tiroiden. Tiroidja kontrollon prodhimin e hormoneve të trupit, por ndonjëherë niveli më i lartë apo më i ulët i tyre shkakton jo pak probleme fizike.

Rënia e qerpikëve mund të jetë tregues për inflamacion në gjëndrën e lotëve, shkruan noa.al. Bllokimi i gjëndrave të lotëve çon në një inflamacion kronik të folikulave të qerpikëve, duke bërë që këto të fundit të bien.

Në rastin e parë që vëreni skuqje, lëngëzim të syve, ndjeni djegie apo kruarje, trajtojeni problemin në kohë para se të bëhet shkak për shqetësime të tjera.

Të ngjashme