Vendimi i presidentit të Maqedonisë, Gorge Ivanov për të mos dekretuar ligjin për gjuhët është jo vetëm shkelje flagrante e Kushtetutës, por edhe qyqarllëk, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.
Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do të ndryshojë asgjë në Maqedoni dhe as do ta prishë ardhmërinë e saj të përbashkët. Kërkoj të lihet ”të jetojë” ligji, të respektohen institucionet, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias të prononcohen për të. Ta lëmë të zbatohet ligjin për përdorimin e gjuhëve”.
“Mua më vjen keq që presidenti i shtetit vendosi tekstualisht të mos e respektojë Kushtetutën dhe deklaroi se, për herë të dytë, nuk do ta dekretojë ligjin. Kjo nuk është mirë, kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës së Maqedonisë dhe gjithsesi institucionet nuk kanë të drejtë të lejojnë që kjo të ndodhë. Por, njëkohësisht kjo për mua nënkupton qyqarllëk. Nëse ligji do të zbatohet, kjo përfundimisht do ta realizonte obligimin e fundit ligjor nga Marrëveshja e Ohrit”, deklaroi Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në kuadër të Forumit për Sundimin e së Drejtës në Europës Juglindore.
Zaev theksoi se ky ligj nuk është votuar fshehtas dhe pas kuintave siç është bërë më herët, por për nëntë muaj ka patur debat të hapur