Hulumtuesit thonë se lemza shfaqet për t’u ndihmuar bebeve ta rregullojnë frymëmarrjen.
Nga studimi i tyre me 13 të porsalindur, ata kanë zbuluar se lemza e nxitë një aktivitet të trurit që mund t’u ndihmojë bebeve të mësojnë se si t’i monitorojnë muskujt e frymëmarrjes.
Kjo, eventualisht rezulton në aftësinë për ta kontrolluar frymëmarrjen.
Kur ne lindim, qarqet që i procesojnë ndjesitë e trupit nuk janë të zhvilluara tërësisht, prandaj krijimi i rrjeteve të tilla është krucial për zhvillimin e të porsalindurve, transmeton telegraf.
Hulumtuesit thonë se lemza është e zakonshme tek embrionet dhe te të porsalindurit, ndërkaq mund të fillojë qysh në javën e nëntë të shtatzënisë.