Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Komisionin për Integrime Evropiane kanë organizuar “Dialogu Kosovë-Serbi dhe BE: A duhet të ratifikohen marrëveshjet e Brukselit në Kuvend?”.
Kushtrim Istrefi, autor i hulumtimit “Roli i Kuvendit në dialogun në Kosovë-Serbi dhe rrugëtimi i drejt BE-së”, tha se Kosova ka marrë obligim për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë, prandaj edhe duhet ta bëjë një gjë të tillë, raporton Ekonomia Online.
Zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi sipas Istrefit është spefikuar qartë edhe në Marrëveshjen e Stabilizim Aosiimit (MSA).
Istrefi tha se neni 5 i MSA-së, thotë se të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen nga të dyja palët, kurse neni 13.3 thotë qartë se dialogu duhet që të zhvillohet në frymën e kompromisit.
Sipas tij, rrugëtimi i Kosovës në BE është ngushtë i lidhur me dialogun me Serbinë.
“Marrëveshjet e arritura duhet që të zbatohen ngase MSA mund të pezullohet pjesërisht ose edhe plotësisht. Kosova ka marrë obligim për t’i zbatuar këto marrëveshje, prandaj edhe duhet ta bëjë një gjë të tillë”.
Ai tha se institucionet duhet që të ketë kujdes edhe sa i përket përkthimit të marrëveshjeve.
Istrefi foli edhe për rolin e Kuvendit sa i parket zbatimit të marrëveshjeve dypalëshe, raporton EO.
“Secili pushtet duhet të shoh rolin e saj. Ideja se çfarë kompetencash kanë nga kushtetua e cila vesh procesin dialogues dhe të nënshkruaj marrëveshjet ndërkombëtare dhe e vesh Kuvendit për marrëveshjet ndërkombëtare. Është e rëndësishme të kuptohet roli i institucioneve. Nuk duhet të varemi nga marrëveshja e ekzekutivit. Koordinimi ndërmjet pushteteve në traktat bërje dhe bashkëpunimi i pushteteve”.
“Ne si shtet i ri kemi nevojë me u pjek në traktat bërjen sepse vetën shtetet kanë të drejte të bëjmë traktate. Ideja e botimit dhe shkëmbimin të letrave në dhomat e specializuara, mos zbatimi i demarkacionit dhe asociacionit janë vetëm disa shembuj ku duhet të ketë një zë të vetëm. Me ligjin për marrëveshje ndërkombëtare nuk shihet asnjë rol i Kuvendit. Por duhet të marrëveshjen me kuvendin para se nënshkrua marrëveshje ndërkombëtare”.
Kryetarja e Komisionit për Integrime Europiane, Blerta Deliu-Kodra, vlerësoi se mungesa e transparencës së procesit të dialogut paraqet një nga të metat kryesore të këtij procesi. Deliu-Kodra kërkoi një përfshirje më të madhe të deputetëve në dialogun Kosovë-Serbi për t’i dhënë legjitimitet këtij procesi, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së shoqërisë civile dhe qytetarëve.
Vjosa Osmani-Sadriu, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme vlerësoi se lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi kanë mbizotëruar paqartësi nëse marrëveshjet e arritura duhet të ratifikohen ose jo në Kuvend. Ajo vlerësoi hulumtimin si një udhërrëfyes për vlerësimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut dhe theksoi nevojën e amandamentimit të ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare.
Korab Sejdiu, anëtar i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, vlerësoi se dialogu ka filluar në mënyrë të gabuar duke mos u bazuar në nevojat e Kosovës por vetëm në ato të Serbisë. Ai vlerësoi se qasja e shtetit të Kosovës ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare po cenon shtetësinë e vendit. Ai shtoi se nuk duhet të ketë marrëveshje të reja në kuadër të dialogut pa zbatimin e marrëveshjeve tashmë të arritura.