Mosfunksionimi i sistemit gjyqësor në veri – Jashari: Vetëm çështjet urgjente po shqyrtohen

Prishtinë | 07 Kor 2023 | 12:41 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në veri të vendit sistemi gjyqësor po merret vetëm me rastet urgjente e që nuk guxojnë të shtyhen, i tha Ekonomia Online, avokati Arbër Jashari.

Sipas tij, mosfunksionimi i gjykatave ka ndikim te qytetarët serbë të asaj ane, ngase në gjykata aktualisht punojnë vetëm gjyqtarët e stafi shqiptarë që po merren më çështje elementare.

Jashari shton se zotimet e arritura ndërmjet Kosovës e Serbisë për integrimin e sistemit të drejtësisë në veri, pas largimit nga puna të serbëve janë pothuajse të pavlefshme, duke bërë kështu që procesi të kthehet në pikën zero.

“Mosfunksionimi i sistemit gjyqësor ka jashtëzakonisht impakt të madh në qytetarët sidomos në qytetarët e komunitetit serbë të cilët përveçse gjyqtarët e këtij komuniteti kanë dalë nga sistemi gjyqësor me direktiva të Beogradit ndërsa pasojat i vuajnë qytetarët e komunitetit të tyre. Aty janë duke funksionuar gjykatat pjesërisht dhe atë vetëm me gjyqtarë shqiptarë dhe me staf shqiptar dhe janë duke u trajtuar disa çështje të cilat janë elementare”.

“Me vetë faktin që njëra palë ka dal dhe i ka lëshuar institucionet e Republikës së Kosovës ne aty nuk kemi marrëveshje, është komplet kontrata marrëveshjeve dhe zotimeve që janë arritur në vitin 2013 dhe në vitin 2015 me anë të së cilave gjyqtarët serbë kishin hyrë në sistemin e Kosovës dhe ishin bërë pjesë e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës dhe ishin formuar institucionet multi-etnike, përshembull në gjykatë themelore kryetari ka qenë serb pastaj një përfaqësim i barabartë i gjyqtarëve shqiptarë dhe serbë dhe një përfaqësim i barabartë i stafit shqiptar dhe serb. Tash situata ka ndryshuar krejtësisht dhe kemi një gjendje e cila po menaxhohet thjesht për raste urgjente dhe që janë raste që nuk guxohen të shtyhen”, tha Jashari.

Të ngjashme