Rusia tha të hënën se ishte e papranueshme që Shtetet e Bashkuara t`i kërkonin Moskës të shkatërronte raketën e saj të tipit M729, një armë që Washingtoni pohon se është në kundërshtim me një traktat të rëndësishëm të epokës së Luftës së Ftohtë.
Uashingtoni i bëri thirrje Moskës që të shkatërronte sistemin e ri të raketave për të cilën thotë se ishte një “shkelje e drejtpërdrejtë dhe e vazhdueshme” e Traktatit të Forcave Bërthamore të rangut të mesëm (INF) dhe akuzoi Rusinë për destabilizimin e sigurisë globale.
Kjo e fundit ka propozuar demonstrimin e raketës për Shtetet e Bashkuara, citon agjencia e lajmeve Interfax, zëvendësministrin e jashtëm Sergei Ryabkov.
Rusia mohon se raketa po shkel marrëveshjen e armëve.