Moska ofron ndihmë për të zgjidhur tensionin Turqi – Greqi

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Moska është gati të ndihmojë për të lehtësuar tensionet në Mesdheun lindor mes Qipros dhe Greqisë, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov të enjten.

Sergei beson se çdo përshkallëzimi i tensioneve do të ishte e papranueshme dhe I bën thirrje të gjithë palëve të zgjidhin të gjitha konfliktet ekskluzivisht përmes dialogut dhe në bazë të ligjit ndërkombëtar,” tha Lavrov.

“Ne jemi gati të ofrojmë asistencë për këtë dialog nëse palët janë dakord”

Tensionet po rriten pasi forcat e armatosura turke kanë nisur stërvitjen në Qipron Veriore dhe kjo nga Greqia quhet shkelje e sovranitetit.

Turqia si dhe Greqia, Qiproja, Franca dhe Italia kanë organizuar kohët e fundit stërvitje ushtarake, duke rritur frikën se mosmarrëveshja mund të çojë rastësisht në konflikt.

Lavrov ishte në Nikosia dhe u takua me Presidentin Nicos Anastasiades me rastin e 60 vjetorit të pavarësisë së Qipros dhe marrëdhëniet bilaterale me Rusinë.

Lavrov e përdori rastin për të sulmuar SHBA si një “lojtare e jashtme”

“Ka çështje të tjera shqetësuese për ne në lidhje me situatën në Mesdheun Lindor … të tilla si Shtetet e Bashkuara të cilat po përpiqen të krijojnë linja (ndarëse) dhe të kontribuojnë në konflikte sesa në zgjidhje paqësore,” tha Lavrov.

Të ngjashme