Një mosmarrëveshje mes dy personave në Prizren ka përfunduar me plagosjen e një personi.
Rreth orës 11:30 minuta, policia në Prizren ka pranuar një informatë se në rrugën “Ali Hadri” ka të shtëna me armë.
Sipas raporteve fillestare dyshohet se një mosmarrëveshje në mes dy personave ka eskaluar në përdorimin e armës nga i dyshuari me ç’ rast është plagosur një mashkull, njofton Klan Kosova.
I njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor.
Hetuesit policorë kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin e më pas kanë kryer bastisje në shtëpinë e tij ku janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë të brezit, një elektroshok dhe sasi e konsiderueshme e fishekëve të kalibrave të ndryshëm.
I dyshuari është ndalur nën masën e arrestit.