Mosmarrëveshje në trafik, një burrë rrahu rëndë një grua në Prishtinë

Prishtinë | 03 Jan 2023 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar një grua në Prishtinë për shkak të një mosmarrëveshje në trafik.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është hapur si “lëndim i rëndë trupor”.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Prishtinë 02.01.2023 – 04:34. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme