Mosndryshimi i ligjit për AKP-në rrezikon buxhetin me 112 milionë euro

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 08:00 | Nga

Qeveria e Kosovës vështirë se do të përmbyllë obligimet për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit për shkak të mungesës së mjeteve financiare, shkruan sot Koha Ditore.

E bashkë me këtë projekt po rrezikohen edhe pensionet e veteranëve dhe buxheti për zgjedhjet lokale që planifikohen të mbahen në vjeshtë. Përfaqësues të institucioneve të vendit thonë se buxheti i shtetit po përballet me vështirësi në kryerjen e obligimeve për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit dhe pamundësisë që të bëhet rishikimi i buxhetit.

Edhe pse ishin planifikuar në buxhetin e vitit 2017, rreth 112 milionë euro më shumë, ato vështirë se do të realizohen. Qeveria e Kosovës nuk do të mund që të tërheq mjetet e parapara nga privatizimi në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Kjo pasi për ta bërë një gjë të tillë, do të duhej që të ndryshohej ligji për AKP-në, me të cilin do të lejoheshin që të tërhiqeshin mjete e liruara nga procesi i privatizimit.(Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme