Klubet e Serisë A do të bëjnë një mbledhje virtuale jozyrtare nesër, për të vendosur mbi datat e rikthimit në stërvitje, ndërsa që tani ka nisur një debat i ashpër mes presidentit të Lazios, Claudio Lotito dhe Administratorit të Interit, Guseppe Marotta.
Kjo pasi numri një i bardhekalëtrve ka kërkuar që të mos pezullohet stërvitja dhe që klubi I tij të nisë menjëherë nga puna në fushë, në pritje të rinisjes së kampionatit, ndërsa kërkesa e Lotitos mbështetet edhe nga klube si Cagliari, Napoli, Atalanta e Udinese.
Këto dy të fundit i kanë të gjithë lojtarët në karantinë në ambientet e klubit dhe e kanë të lehtë të vijojnë stërvitjen, ndërsa Marotta nga ana tjetër pretendon se nuk mund të rinisë stërvitja në vetëm disa klube.
Kjo pasi së pari do të rrezikohej shëndeti I lojtarëve dhe së dyti, do të kishte pabarazi të gjendjes fizike kur të rifillonte kampionati, sepse disa skuadra do të ishin dukshëm në formë më të mirë fizike, sesa ato që do të nisin përgatitjet më vonë.