Mospajtimi VV-LDK po i shkakton dëm krejt Kosovës, ju e keni perfeksionu zejen e akuzave

Prishtinë | 02 Jan 2020 | 11:46 | Nga Faton Abdullahu

Edhe një herë për mosmarrëveshjen LV – LDK

Duhet shumë moral politik e vetëdije shtetndërtuese që të merreni vesh.

Së pari do të duhej që ta kuptoni se mospajtimi ndërmjet jush po i shkakton dëm krejt Kosovës.

Por ju keni kuptuar diçka tjetër, që po ju konvenon. Ju e keni kuptuar se kalimi i kohës nuk po e rrezikon atë që keni fituar, por po e shton mundësinë që ta fitoni pa mund atë që nuk e keni fituar me vota.

Që krejt kjo marrëzi e juaj të mos kuptohet kështu si e thash unë, ju e keni perfeksionuar me urgjencë zejen e akuzës së ndërsjellë.

Sa më të suksesshëm në akuza ndaj njëri tjetrit, aq më shumë po e zgjatni kohën brenda të cilës ju rritni gjasat të fitoni më shumë.

Aq po jau u nin juve që Kosova dhe krej qytetarët po humbin. Ju e dini që keni fituar, prandaj s’po ju ngutet, vetëm që të fitoni më shumë. Si sot si nesër mundësitë nuk ua merr askush, kalimi i kohës po ua rrit ato.

Qytetari ua dha votën, nëse vazhdoni kështu ai duhet tua marr mundësinë, por ju jeni bindur si duket se kjo është e pamundur.

Sa shpejt u bëtë të pa marrun vesh e kërkoni që qytetari t’i marr vesh mosmarrëveshjet e juaja.

Të ngjashme