Përfaqësues të komunave të Kosovës theksojnë se komunat janë ato që do të pësojnë më së shumti nga mosrishikimi i buxhetit, siç ndodhi edhe këtë vit. Kjo ngase ministri i Financave, Bedri Hamza tashmë e ka konfirmuar se buxheti i vitit 2018 nuk do të rishikohet fare, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka thënë për “Kohën ditore” se në dy vjetët e fundit nuk ka pasur rishikimin e buxhetit në mes të vitit buxhetor dhe se mungesa e këtij rishikimi është duke shkaktuar probleme të caktuara për komunat në ecurinë e përgjithshme të ekzekutimit të buxhetit.
Problemet më të theksuara me të cilat ballafaqohen komunat është edhe mosrealizimi i një varg projektesh kapitale, e të cilat janë shumë të rëndësishme për komunat, ka thekuar Ibrahimi.