Mosshtyrja e vendimit për targat mund të shkaktojë trazira – Elezi: Në veri gjenden agjentë nga Serbia e Rusia

Prishtinë | 26 Tet 2022 | 08:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, se nuk do ta shtyjë sërish afatin për ndërrimin e targave ilegale nga qytetarët e veriut, njohësi i çështjeve të sigurisë Bedri Elezi, po e cilëson si një deklarim për konsum politik.

Elezi i tha Ekonomia Online se beson se pas presionit ndërkombëtarë Kurti përsëri do të marrë vendim edhe për dhënien e një afti shtesë. Sipas tij, Kurti nuk është i gatshëm të bëhet faktorë për destabilizim rajonal.

“Unë besoj fort se kryeministri e ka bërë një deklarim politik, këtë deklarim e ka bërë për konsum politik, ngase më vonë do të konsultohet me institucionet e sigurisë me partnerët ndërkombëtar dhe në momentin kur kryeministri do ta kuptoj çështjen në fjalë mirëfilli atëherë besoj që do të ndërron qëndrim dhe do të kemi një shtyrje të afatit, nuk ma merr mendja që Kurti është i gatshëm që ta merr mbi vete faktorin e destabilizimit rajonal”, tha ai.

Elezi thotë se sipas informatave që posedon në veriun e Kosovës ka arritur një kontingjent i BIA-së serbe dhe i forcave të sigurisë ruse të cilët po dëshirojnë të shfrytëzojnë vendimin e kryeministrit për mosshtyrjen e afatit dhe ta destabilizojnë gjendjen në Kosovë e rajon.

“Sipas informacioneve që kemi ditëve të fundit në Veriun e Kosovës ka arritur një kontingjent, bëhet fjalë për 2-3 ditët e fundit, i strukturave të sigurisë së Serbisë përkatësisht BIA serbe dhe shërbimi inteligjent ushtarak dhe po ashtu ka arritur edhe një numër i konsiderueshëm me këtë kontingjent të forcave të sigurisë Ruse FSB-së të cilët po dëshirojnë të shfrytëzojnë eventualisht vendimin e kryeministrit të Kosovës për mos shtyrjen e afatit”.

“Serbia po përgatitet që faktuarën e destabilizimit rajonal t’ia përcjellë Kosovës duke shfrytëzuar këtë lloj kokëfortësie që kryeministri aktualisht po e paraqet. Faktori ndërkombëtar nuk do ta lejojnë që të cenohet siguria e cila është ndërtuar për 20 vite më radhë”, tha ai.

Elezi ndër të tjera foli për mënyrën se si do të duhej të trajtohej kjo çështje, duke shtuar se kjo është çështje e sigurisë dhe këto tema nuk duhet të jenë për konsum publik, raporton EO.

“Fillimisht në duhet të jemi serioz, temat e sigurisë nuk duhet të jenë për konsum publik, nuk duhet të jenë për konsum politikë, çështja e sigurisë është më e thellë se sa mendohet andaj fillimisht neve duhet të bëjmë një elaburim të mirëfilltë se çfarë vërtet sjellë regjistrimi i targave, duhet t’i bindim faktorët ndërkombëtarëve se regjistrimi i targave i atyre që jetojnë në veriun e Mitrovicës ka të bëjë më çështje teknike dhe siguri personale dhe sigurinë e personave që janë në trafik ngase në mënyrë automatike një veturë e cila nuk ka kaluar kontrollin teknik ajo veturë është e rrezikshme në komunikacion”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme