Mot i ngrohtë dhe me diell në ditët e ardhshme

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Në ditët e ardhshme pritet të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell.

Sipas Prishtina Weather në fundjavë pritet të jetë më ftohtë dhe reshje shiu, ndërsa në vise kodrinoro-malore borë.

11.03.2020 – Ditëve në vijim fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore që po shtrihen mbi rajon do të kushtëzojnë mot tipik pranveror, të ngrohtë dhe me diell. Temperaturat maksimale vende-vende do të rriten edhe mbi 20C.
Mirëpo në fundjavë, një sistem frontal me masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit do të depërtojë mbi vendin tonë, që do të sjell mot më të ftohtë, me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu. Në vise kodrinoro-malore me borë.

Cilësia e ajrit do të luhatet përreth vlerave mesatare dhe të mira, e orëve të mbrëmjes do të kalojë edhe në vlera të pashëndetshme.

12.03 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell.
13.03 – Ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell..
14.03-15.03 – Ditën e shtunë më ftohtë, kryesisht me vransira dhe riga lokale shiu. Në mbrëmje vranët dhe me reshje të dobëta shiu. Të dielën ftohtë, kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje me reshje të dobëta shiu. Në vise kodrinoro-malore borë.
16.03 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 2C deri në 5C, e maksimalet nga 18C deri në 21C, ndërsa në fundjavë do të zbresin në 5C deri 11C.
Do të fryejë erë e lehtë nga jugperëndimi 1-3m/s, e në fundjavë erë mesatare nga verilindja 4-8m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie përreth vlerave normale, e nga fundjava do të shënojë rritje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme