Mot i nxehtë deri të mërkurën, pastaj shi dhe breshër

Prishtinë | 03 Gus 2020 | 07:59 | Nga Ekonomia Online

Masat e ngrohta të ajrit të ardhura ditë më parë nga Afrika, do të mbesin të qëndrueshme edhe gjatë dy ditëve të para të javës së ardhshme, duke mundësuar mot me diell dhe relativisht të qetë.

Nga dita e mërkurë, paraqiten kushte tjera meteorologjike. Kjo situatë vjen si rezultat i masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit të cilat me vete bartin edhe sasi të mëdha të lagështisë.

I gjithë ky proces fizik rezulton me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet parashihen të shoqërohen me stuhi lokale dhe në territore të kufizuara, ekzistojnë kushte për reshje breshëri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe më pas nga verilindja me shpejtësi 1-18m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme